Arbëri

Krasniqi përfaqësuesve të Këshillit Atlantik të SHBA-së: Do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur të enjten në takim disa përfaqësues të Këshillit Atlantik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët ka thënë se i ka njoftuar për qëndrimet e PDK-së në raport me çështjet dhe zhvillimet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni, ishin tema për të cilat bashkë i kanë ndarë mendimet dhe qëndrimet e tyre.