Arbëri

Krasniqi: Gjykimi do të konfirmojë pastërtinë e luftës çlirimtare

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se përfundimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të konfirmojë jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës çlirimtare.

Pasi e ka dëgjuar deklaratën hyrëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Thaçit dhe të tjerëve, Krasniqi ka thënë se Gjykata Speciale është themeluar mbi pretendimet e raportit të Dick Martyt, por që pretendime të tilla sipas tij as nuk janë përmendur gjatë fjalës hyrëse të prokurorisë.