Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, shkruan televizioni serb “RTS”.
Treshja gjendet në një vizitë dyditore në Veronë të Italisë.
Pas takimit, ata do ta vizitojnë Panairin Ndërkombëtar të Verës “VinItaly 2023” në Verona, e me ministribn e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, do të vizitojnë vendin ku do të ekspozohen verërat nga vendet anëtare të iniciativës “Ballkani i Hapur”.
“Ballkani i Hapur” për herë të parë është zhvendosur jashtë rajonit, për të tërhequr vizitorë të rinj me verëra cilësore, thuhet nga “RTS”.
Raportohet se më tepër se 200 verëra më të mira nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut do të prezantohen në “VinItaly”.