Arbëri

Tahiri: Sistemi i pagave në katrahurë, Qeveria po nënvlerëson punën e profesionistëve

 

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin se mijëra zyrtarë publikë po kanë probleme me kompensimin në paga.

Sipas tij, ka dy muaj që Ligji i Pagave ka hyrë në fuqi, ndërkaq nuk dihet saktë se sa është paga për secilën pozitë. Sipas tij kjo ka vetëm se ka sjellë paqartësi, pabarazi, por ka krijuar pasiguri të madhe tek ta.