Arbëri

Shakaja e 1 prillit e “KOHËS Ditore” që ende shpërndahet si e vërtetë

 

Origjina e ditës së gënjeshtrave nuk dihet, por ajo shumë moti “festohet” më 1 prill. Sipas Enciklopedisë Britanike, 1 prilli mund ta ketë dalë nga festa mesjetare e budallenjve, e cila ishte mbajtur dikur.

Gazeta “Koha Ditore” për çdo 1 prill në faqet e saja ka botuar nga një artikull si gënjeshtër e 1 prillit. Të gjithë artikujt në fund të tekstit e kanë pasur të shkruar “Aprilili”, por një artikull i datës 1 prill 2011 në faqen dy bëri bujë të madhe. Fjala është për tekstin “George Washingtoni me prejardhje shqiptare” i cili u bë viral dhe vazhdon të shpërndahet si i vërtetë.