Arbëri

Pas anulimit të konkursit, MASHTI pret rekrutimin e inspektorëve të rinj

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit pret që në javët në vijim të fillojë procesin e rekrutimit të inspektorëve të rinj. Zëvendësministrja Edona Maloku-Bërdyna, ka pranuar se nuk ka inspektorë të mjaftueshëm duke shtuar se një ndër qëllimet e qeverisë mbetet rritja e numrit të tyre.

Një konkurs për inspektor të arsimit ishte hapur në fund të vitit të kaluar por i njëjti ishte anuluar. Në një konferencë për media, Maloku-Bërdyna ka thënë se komisioni vlerësues kishte gjetur shkelje në këtë konkurs.