Arbëri

Delegacioni danez vizitoi Burgun e Gjilanit, informohet për trajtimin e të burgosurve

Foto: Facebook
 

Një delegacion danez ka vizituar Burgun e Gjilanit të mërkurën, për t’i parë hapësirat e burgut dhe mënyrat e funksionimit të tij, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Sipas MD-së, në fokus ishte informimi për delegacionin lidhur me trajtimin e të burgosurve dhe respektimi i standardeve ndërkombëtare.