Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King Smith, ka thënë se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën dhe biznesin.
Sipas tij, kjo është një nga problemet mes Shqipërisë dhe Anglisë.
Smith ka thënë se krimi është problem ndërkombëtar dhe ajo që duhet bërë është përkushtimi që këto lidhje të dobësohen në mënyrë që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Mënyra e lidhjes midis politikës, krimit dhe biznesit, është problem i të gjithëve. Ndaj dhe krimi është fenomen ndërkombëtar dhe duhet të përkushtohemi me forcat tona për dyfishimin e përpjekjeve dhe njerëzit duhet të shohin dhe të sigurohemi që këto lidhje të dobësohen dhe të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe politika të përfaqësojë njerëzit”, ka thënë ai në një intervistë për “Euronews Albania”.