Arbëri

Sallahu flet për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka folur për zjarrin që ndodhi të shtunën.

Sallahu ka thënë se është konstatuar se zjarri është shkaktuar nga dëmtimi i një kablloje, porse nuk ka dëme të mëdha.

“Unë isha aty atë natë. Nuk ka diçka. Ishte një zjarr që u shkaktua nga një kabllo e rrymës. Fatmirësisht s’ka dëme të mëdha, janë djegur disa paketa brenda morgut. Nuk është dëmtuar asgjë. Falënderoj zjarrfikësit, prokurorinë, hetuesit, ata bënë punë të shkëlqyeshme dhe të shpejtë. U konstatua shpejt shkaku i zjarrit. Një kabllo e rrymës ishte dëmtuar vetëvetiu dhe shkaktoi zjarrin”, ka thënë Sallahu në Interaktiv të KTV-së.