Arbëri

Kosova pa kryeprokuror deri në vendimin e gjykatës, që mund të zgjasë me vite

Kryeprokurori - Keshilli Prokurorial i Kosoves - ligji per KPK
 

Nuk dihet së kur Kosova do të bëhet me kryeprokuror të ri të shtetit. Afati mund të bëhet edhe më i largët pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e rrëzoi Ligjin për Këshillin Prokurorial. Me ligjin tashmë të pavlefshëm pritej që të ndërrohej përbërja e Këshillit Prokurorial, që do t’i hapte rrugë ndonjë emri të ri për kryeprokuror shteti. Pasi kjo mundësi për momentin nuk ekziston, nga kabineti i presidentes Vjosa Osmani kanë thënë se do t’i presin vendimet gjyqësore të kundërkandidatëve për këtë pozitë, procese të cilat mund të zgjasin me vite

Gati një vit ka kaluar që kur Prokuroria e Shtetit ka mbetur pa kryeprokuror. Këshilli Prokurorial në prillin e vitit të kaluar ka votuar Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit, e më pas emri i tij ka shkuar te presidentja Vjosa Osmani për dekretim.

Prej atëherë, Osmani nuk e ka trajtuar këtë çështje.