Arbëri

Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën kriminale

Kryeministri Albin Kurti i ka përkujtuar 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë.

Ai bëri homazhe te pllaka përkujtimore për masakrën e 27 marsit 1999, derisa tha se drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afagjatë dhe siguri.

Kurti tha se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, derisa shtoi se institucionet e drejtësisë duhet të punojnë që përgjegjësit të nxirren para drejtësisë.

"Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë, ndërkaq Prokuroria e Kosovës, Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë, në mënyrë që përgjegjësit të identifikohen, të nxjerrën para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat, kur dihet që viktima nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit, por edhe familjet e tyre, farefisi i tyre dhe mbarë shoqëria jonë”, tha ai.