Arbëri

Dëshmitari thotë se e pa Alidemajn në mal, pak ditë para Masakrës së Izbicës

 

Dëshmitarët, Fadil Thaçi dhe Adem Osmanaj, kanë dëshmuar para Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin në të cilin Muhamet Alidemaj akuzohet për pjesëmarrje në Masakrën e Izbicës më 1999. Dëshmitarët, të cilët deklaruan se kanë qenë ish-ushtarë të UÇK-së, kanë theksuar se nuk e kanë njohur Alidemajn personalisht, porse e kanë takuar para krimit, kur u vranë 147 shqiptarë

Dëshmitarët Fadil Thaçi dhe Adem Osmanaj, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kanë treguar të enjten para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë se nuk e kanë njohur personalisht Muhamet Alidemajn, i cili ngarkohet për krime lufte në Masakrën e Izbicës, të kryer në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë.

Alidemaj ngarkohet me dyshimin se ishte pjesëmarrës në masakrën, në të cilin forcat serbe patën lënë të vranë 147 shqiptarë.