Drejtori i hulumtimeve në Institutin GAP, Agron Demi, deklaroi se për dallim nga qeveritë e kaluara, Qeveria Kurti po veçohet me mosvendime, që po iu kushtojne qytetarëve shumë.
Ai tha se vonesa e emërimeve të bordeve në institucione dhe refuzimi për t’u marrë me Asociacionin, sollën imponimin “merre ose lëre”.
Demi u shpreh se qeveritë paraprake ishin karakterizuar me vendime të dëmshme, që iu kushtonin qytetarëve me miliona euro humbje, keqpërdorime me tenderë dhe izolim ndërkombëtar.
“Qeveritë e kaluara janë karakterizuar për vendime të dëmshme që qytetarëve të Kosovës i kanë kushtuar me miliona euro humbje në procese gjyqësore, keqpërdorime me tenderë, minim të shtetësisë e izolim ndërkombëtar. Kjo qeveri po karakterizohet për mos vendime, të cilat po i kushtojnë qytetarëve të Kosovës po aq shumë, si zvarritja shumë mujore për me emëruar Bordin e OSHP-së, tash Bordin e Trustit, shkallën më të ulët për zbatimin e investimeve kapitale, refuzim për tu marr në mënyrë pro-aktive me problemin e Asociacionit deri sa solli imponimin me ‘mere ose lëre’”, deklaroi ai.