Arbëri

Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të “Infrakosit”

Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e Drejtorëve të ndërmarrjes “Infrakos”, me Edona Nahin në krye të tij.

Genc Hundozi, Besarta Zuka e Fitim Raci janë zgjedhur anëtarë nga komisioni vlerësues në mesin e 48 kandidatëve, sipas kryeministrit Albin Kurti.

Të martën Qeveria ka vendosur po ashtu që ta plotësojë vendimin e majit të vitit të shkuar, për të vendosur masa kufizuese kundër grupit “Wagner”, duke i përputhur në linjë vendimin me masat që kanë ndërmarrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ndaj këtij grupi, që po lufton krah Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

Qeveria ka ndarë mbi 300 mijë euro për mbështetjen e gazetarëve ukrainas dhe afganë të strehuar në Kosovë.

Në mbledhje është miratuar edhe Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.