Jeremiq e kritikon Vuçiqin për marrëveshjen: Kjo tradhti parandalohet vetëm me referendum
Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, e ka kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për dakordimin e arritur në Ohër të shtunën për aneksin e implementimit të Marrëveshjes bazë të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Jeremiq e ka quajtur këtë “tradhti e lartë” dhe ka thënë se mund të parandalohet vetëm me referendum.
“Kjo është shumë serioze. Në Bruksel u pranua parimi i barazisë së sovranitetit të Serbisë dhe ‘Kosovës’, si dhe anëtarësimi i Prishtinës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tash është pranuar edhe plani i zbatimit, siç thotë Borrell, ‘në plotëni’. Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, ka shkruar Jeremiq në Twitter.
Ovo je jako ozbiljno.
U Briselu je prihvaćen princip suverene jednakosti Srbije i “Kosova”, kao i članstvo Prištine u SVIM međunarodnim organizacijama. Sada je prihvaćen i plan sprovođenja, kako kaže Borel, “u potpunosti”.