Arbëri

Bujar Osmani me Escobarin e Lajçakun diskutojnë për rëndësinë e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar në Ohër me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Osmani ka thënë se marrëveshjet e Ohrit e Prespës dhe Traktati i Miqësisë, duhet të përdoren si shembuj se zgjidhja nëpërmjet dialogut është i mundshëm.

“Jam takuar me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe me Miroslav Lajçakun në Ohër. Kemi diskutuar për rëndësinë e arritjes së një marrëveshje Kosovë – Serbi dhe ndihmën e vlefshme të BE-së e SHBA-së. Marrëveshja e Ohrit, Traktati i Miqësisë dhe Marrëveshja e Prespës duhet të përdoren si shembuj se zgjidhja nëpërmjet dialogut është e mundshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Image