Mijëra serbë kanë protestuar të premten në mbrëmje në Beograd duke kundërshtuar pranimin e Planit evropian për normalizim raportesh midis Kosovës dhe Serbisë.
“Serbia kujton, mbron dhe nuk dorëzohet”, kanë brohoritur në këtë protestë përkrahësit e partive të krahut të djathtë.

Sipas tyre, s’bëhet fjalë për protestë por për “unifikim patriotik”.
“Kosova është zemra e Serbisë”, “Jo kapitullimit”, “Nuk japim tokat e shenjta”, ishin parullat e tyre në këtë marsh. Po ashtu pati edhe fyerje ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të diskutuar për planin e zbatimit të propozimit evropian, për përmbajtjen e të cilit u pajtuan më 27 shkurt.