Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se plani i zbatimit të propozimit evropian mbase nuk duhet të diskutohet vetëm në Ohër.
Duke folur para gazetarëve pas edicionit të dhjetë të “Javës së Gruas”, Kurti është shprehur optimist se do të ketë dakordim mes palëve në takimin e Ohrit, më 18 mars.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Plani i zbatimit duhet të diskutohet në Ohër, e mbase jo vetëm në Ohër. Unë jam optimist, mirëpo tash se a do të ketë sukses a nuk do të ketë sukses, ju e dini shumë mirë që nuk varet vetëm prej meje. Unë kam, ofruar që edhe në 27 shkurt ta nënshkruajmë marrëveshjen. Nëse ka pasur mossukses asnjëherë nuk ka qenë për fajin tim sepse unë kam qenë i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, bashkë me konkluzione që janë bërë në Bruksel, del se nga 2 korriku i vitit 2011 e deri më 25 gusht të vitit 2015 janë 39 marrëveshje gjithsej dhe se Asociacioni i komunave me shumicë serbë përbën gjashtë pikat e para të një marrëveshjeje 15 pikëshe e cila është e 16-ta prej 39 marrëveshjeve.
Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Planit evropian për normalizim raportesh. Diskutimet janë duke u bërë në kuadër të planit implementues.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditëve të fundit ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar për implementimin e këtij plani.
Krerët e dy shteteve takohen më 18 mars në Ohër.