Pal Lekaj: As AAK nuk merr pjesë në seancën konstitutive Foto: Koha / arkivi

Pal Lekaj: As AAK nuk merr pjesë në seancën konstitutive

09 August 2017 10:42

Përfaqësuesi i AKK-së Pal Lekaj, që bën pjesën në koalicionin PAN, ka folur ngjashëm me përfaqësuesin e PDK-së në takimin konsultative të partive politike, raporton KTV.

“Votimi i kryetarit të parlamentit është formal dhe është e padrejtë që subjektet politike ta pengojnë zgjedhjen e kryetarit që me vendim të gjykatës i takon koalicionit fitues. Ju nuk mund të vëni kushte e ai do të zgjidhet që është Kadri Veseli e shpejt edhe Qeveria do të formohet në krye me Ramush Haradinajt”, ka thënë ai.

Leka në vazhdim ka shtuar “se nuk po e kuptoj kryesuesin që ne ftohemi këtu e ju prapë vendosni vetëm për thirrjen e seancës. Ne kemi thënë që na duhet edhe një takim për konsulta. Ne si AAK nuk do të marrim pjesë në këto seanca që thirren pa pëlqimin e të gjitha subjekteve politike. Ju mund të hyni në atë sallë e të dilni prapë se e drejta për kryetarin na takon neve”, përfundoi ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme