Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, ka thënë se “SHBA-ja dhe BE-ja po përpiqen t’i lajnë krimet ushtarake të viteve 90-ta, duke e detyruar Beogradin ta pranojë pavarësinë e Kosovës”.,
“Askush nuk mori përgjegjësi për këto krime ushtarake”, tha Zakharova, raporton “B92”.
Ajo ka thënë se Rusia “do të vazhdojë të mbështesë zgjidhjen e çështjes së Kosovës e M. bazuar në të drejtën ndërkombëtare”.
Zakharova e ka quajtur “hipokrizi dhe dyfytyrësi” të diplomacisë perëndimore, ndërsa e ka kujtuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
“SHBA-ja dhe BE-ja njëzëri pretenduan se krijimi i të ashtuquajturës ‘Republikë e Kosovës’ pa pëlqimin e Beogradit nuk bie ndesh me normat e të drejtës ndërkombëtare. Më pas, falë përpjekjeve të Perëndimit, kjo u përmblodh me një argument të dyshimtë”, thotë Zakharova.
Zakharova thotë se 15 vjet më vonë, vendet perëndimore po refuzojnë të “ndjekin standardet e tyre, duke hedhur poshtë rezultatet e referendumeve të mbajtura në rajonet e Krimesë, Sevastopolit, Donetskut, Luhanskut, Zaporozhias dhe Khersonit”.
Këto rajone janë aneksuar ilegalisht prej Ukrainës nga Rusia.
“Edhe pse siç dihet, në ‘Kosovë’ nuk ka pasur fare shprehje të vullnetit të popullit, të vetëshpallurit ‘deputetë’ në Prishtinë thjeshtë shpallën pavarësinë e rajonit më 17 shkurt 2008, pa njoftim paraprak, në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili është elementi thelbësor juridik ndërkombëtar i zgjidhjes së Kosovës”, tha Zakharova.
Zëdhënësja ruse thotë se Perëndimi po tregon “metodat e veta të preferuara dhe se dialogu Beograd – Prishtinë nën patronazhin e BE-së i ka të gjitha mundësitë për të përsëritur fatin e formatit të Normandisë”.