Arbëri

Kurti mori pjesë në premierën e filmit “Tavolina” dhe në ekspozitën e fotografit Artan Korenica

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja Daulina Osmani, mori pjesë në Premierën e filmit “Tavolina” dhe ekspozitën për të pagjeturit nga fotografi Artan Korenica, në Muzeun Etnologjik të Kosovës.

Me këtë rast, Kurti falënderoi Qendrën Kinematografike të Kosovës që ka mundësuar realizimin e këtij filmi, që siç tha ai, aq shumë i afrohet përjetimit të vërtetë të nënës Ferdonije.