Abdixhiku: Me rënien e familjes Jashari lindi përpjekja për liri

Abdixhiku: Me rënien e familjes Jashari lindi përpjekja për liri
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se mbi sakrificën e familjes Jashari qëndron rrugëtimi i ardhshëm i Kosovës, për një shtet të barabartë në mes të vendeve evropiane.
Ai nga Prekazi kujtoi rënien e komandantit Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se me rënien e tyre ka lindur përpjekja finale për liri, shtet dhe pavarësi.
Abdixhiku me bashkëpartiakë bënë homazhe në Prekaz, në nderim të Epopesë të UÇK-së.
“Sot nderojmë 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderojmë datat 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 ku në këtë tempull të sotëm ranë heroikisht familja Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari dhe në këtë rënie të tyre lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, për shtet dhe për pavarësi. Mbi sakrificën ultime të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qëndron edhe rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë në mes të vendeve evropiane dhe këtë rrugë në këtë ditë duhet ta kujtojmë gjithnjë edhe si shenjë uniteti të brendshëm por edhe si përpjekje të pashtershme të popullit tonë”, ka thënë Abdixhiku./ksp
Krasniqi: 5, 6 dhe 7 marsi shënojnë ditët kur lindi liria
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe të hënën në shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se 5, 6 dhe 7 marsit i shënojnë ditët kur lindi liria e Kosovës. Sipas Krasniqit, në ditët e shënuara si këto, ndjehen mungesa e themeluesve të UÇK-së, që gjenden në Hagë.
“Datat 5,6 dhe 7 mars shënojnë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe qytetarëve tanë si çdo shqiptar tjetër e konsiderojmë obligim për të ardhur këtu në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafundmë për sakrificën e tyre titanike e cila i dha drejtim luftës çlirimtare të UÇK që mundësoi edhe masovizimin e radhëve të UÇK-së por edhe rrugën e çlirimit për ta gëzuar lirinë që e kemi sot. Padyshim që në ditë të shënuara si kjo ne në këto vitet e fundit e ndjejmë shumë mungesën edhe të themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që janë të privuar nga liria dhe po mban larg nesh. Besoj që në ditë të tilla çdo shqiptar para se gjithash duhet ta kuptojë dhe vlerësojë në mënyrën më të veçantë këtë sakrificë të familjes Jashari po ashtu edhe jetën që e ka dhënë secili dëshmor i luftës çlirimtare të UÇK-së”, tha kreu i PDK-së./ksp
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Statovci: Serbia e shfaqi mashtrimin e madh

Ambasadat e Kosovës e nderojnë policin e vrarë

Gjendet një pjesë e mjetit shpërthyes pranë Manastirit të Banjskës

Vuçiqi: Radojiçiqi nuk është i plagosur, do të merret në pyetje

Biserko: Në veri po provokohej konflikt që të hynte ushtria serbe e të ndahej Kosova

Osmani: Sulmi i Serbisë, akti më i rëndë kundër sovranitetit të Kosovës

“Kosova nuk do duhej të ulej në dialog pa ekstradimin e sulmuesve serbë që ikën në Serbi”

Sinani akuzon Arifin për nënshtrim ndaj Serbisë, ky e quan gënjeshtare - shkak flamuri serb

Poshtë Ibrit, vetëm në Graçanicë respektohet thirrja e Listës Serbe për ditë zie

Dialogu konsiderohet i pakuptimtë, përderisa nuk zbardhet rasti i sulmit në veri

Osmani–liderëve opozitarë: Uniteti në këtë kohë të rëndë është thelbësor
