Arbëri

Alibeaj mbetet në krye të PD-së, Apeli e kthen çështjen në rigjykim

Sali Berisha (në të majtë) - Enkeled Alibeaj (në të djathtë)
 

Gjykata e Apelit në Shqipëri vendosi të premten që ta rrëzojë vendimin e Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, që i dha të drejtë Sali Berishës të marrë drejtimin e Partisë Demokatike (PD), si dhe vendosi që çështja të kthehet në rigjykim.

Vendimi i shkallës së parë, që u mor më 25 mars të vitit të kaluar, e njohu si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe vendimet që u morën prej tij në dhjetor të vitit 2021. Veç tjerash, ky kuvend vendosi për shkarkimin e të gjitha strukturave dhe drejtuesve të partisë së udhëhequr deri në atë kohë nga Lulzim Basha, ndryshimin e statutit, të logos, si dhe zgjedhjen e Berishës në krye të PD-së.