Vlera e mbitërheqjes nëpër banka që qytetarët e Kosovës kanë bërë në vitin 2022 ishte për rreth 143 milionë euro më e lartë se në vitin 2021, ka shkruar të enjten në Facebook, Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i Institutit “GAP”.
Hasaj ka shkruar se si një ndër format më të shpeshta të qytetarëve për të huazuar nga bankat, mbitërheqja ka qenë shumë e theksuar edhe për shkak të inflacionit të lartë nga i cili është prekur Kosova vitin e kaluar.
“Gjatë vitit 2022, Kosova është përballur me një normë të lartë të inflacionit. Një ndër format më të shpejta dhe më me pak procedura për bizneset dhe qytetarët për të huazuar nga bankat mbetet ajo e mbritërheqjes/overdraftit. Të dhënat nga BQK tregojnë se gjendja e mbitërheqjeve nga bizneset dhe ekonomitë familjare në fund të dhjetorit 2022 ishte rreth 415 milionë euro, apo për rreth 143 milionë euro më e lartë se në dhjetor 2021”, ka shkruar Hasaj.
