Arbëri

ORCA: Ligji për Agjencinë e Akreditimit është “degjeneruar” nga deputeti Ardian Gola

Foto: Alban Bujari/ KOHA
 

Propozimet e kryetarit të Komisionit për Arsim, Ardian Gola, për Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim po e degjenerojnë ligjin në tërësi, ka thënë Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Me propozimin e dhënë është hequr limiti kohor në përdorimin e publikimeve shkencore nga bartësit e programeve gjatë procesit të akreditimit.