Departamenti amerikan i Shtetit i ka mirëpritur bisedimet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën në Bruksel, por sipas tyre, mbetet një punë e vështirë përpara.
Në një komunikatë për media të martën, Departamenti i Shtetit ka thënë se themelimi i Asociacioanit mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shtetet e Bashkuara mirëpresin bisedimet e liderëve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja më 27 shkurt dhe mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre. Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Progresi drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në komunikatën e DASH-it.
Gjatë takimit të djeshëm në Bruksel mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, sipas zyrtarëve evropianë, palët u pajtuan që s’ka nevojë për diskutime të mëtejme për Planin evropian. Megjithatë, s’pati ndonjë marrëveshje. Kurti e Vuçiqi e akuzuan njëri-tjetrin se s’ishin të gatshëm të nënshkruanin.
Takimi i ardhshëm do të jetë më 18 mars në Maqedoni të Veriut.