Arbëri

25 vjet pas masakrës së Qirezit dhe Likoshanit, familjarët kërkojnë drejtësi për 24 të vrarët

Masakra e Qirezit
 

Por, në Likoshan e Qirez nuk kanë shkuar edhe hetuesit. Në këtë përvjetor familjarë e dëshmitarë të masakrës kujtojnë krimet që bënë forcat serbe gjatë ekzekutimit të 24 civilëve shqiptarë. Derisa dëshmitarët plaken e disa edhe kanë vdekur, asnjë nga përgjegjësit e krimit nuk është sjellë para drejtësisë. Familjarët rrëfejnë për ngjarjen me shpresën që drejtësia një ditë do të vihet në vend. Storia përmban pamje të rënda nga masakrat e kryera 25 vjet më parë.

“Me u rrit pa prind është zor, por shyqyr Zotit e kemi pasë nënën, babagjyshin dhe gjyshen që na kanë përkrahë gjithmonë... Zor është, por ishalla herët a vonë drejtësia del”.

Ende e mban këtë shpresë Endrita Sejdiu, e cila ishte vetëm dymuajshe e gjysmë kur, 25 vjet më parë, forcat serbe ia vranë babanë dhe tre xhaxhallarët e saj në Qirez të Skenderajt.