Krerët e tri shteteve më të fuqishme evropiane – Francës, Gjermanisë dhe Italisë – i kanë shkruar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dy ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, ka shkruar mediumi publik i Serbisë, RTS, të shtunën në mbrëmje.
Siç raportohet, Presidenca e Serbisë ka pranuar një letër të nënshkruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmbajtja e letrës nuk dihet, ka shkruar RTS.
Vuçiqi të hënën pritet të takohet me Kurtin në Bruksel. Aty pritet të merret vendim për propozimin evropian. Palët i kanë thënë po propozimit, ndërsa në Bashkimin Evropian janë shprehur se me pranimin e tij Kosova e pranon Asociacionin, ndërsa në vete propozimi është de facto njohje e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.