Arbëri

Krasniqi: Takimi i së hënës është për Asociacionin e jo për njohje

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se takimi i të hënës ndërmjet kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, është për Asociacionin e jo për njohje.

“Pra, takimi i së hënës është takim për Asociacionin e jo për njohje. Sepse, qeveria, me paaftësinë e saj, e ka degraduar dialogun nga arritja e qëllimit të marrëveshjes finale me njohje në qendër, në marrëveshje kalimtare me Asociacionin në qendër”, ka thënë Krasniqi.