Arbëri

Spahiu: Tani është koha më e rrezikshme në procesin e dialogut

Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka theksuar se është tani është koha më e rrezikshëm në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një intervistë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se kjo është koha e fundit dhe e paralajmëruar që të jetë finalja në këtë proces.

Sipas tij, tani do të ishte mirë që Qeveria e Kosovës të propozojë një draft-statut të Asociacionit të komunave më shumicë serbe. Ai ka theksuar se një propozim i tillë do të jetë lëvizje nga vendi dhe se ai do të diskutohej pastaj në procesin e dialogut.

“Një gjë do të duhej të jetë kruciale këtu edhe ajo është në ato gjashtë kushtet e Albin Kurtit për themelimin e Asociacionit, është që themelimi i Asociacionit të hyjë në fuqi vetëm pasi që Serbia ta ketë njohur Kosovën”, ka theksuar Spahiu.

Sipas tij nëse themelohet Asociacioni pa e njohur Serbia Kosovës, atëherë, në ndonjë faze tjetër Serbia do të kërkojë edhe ndonjë kompromis shtesë përveç tij.