Arbëri

Mot me diell edhe gjatë fundjavës në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme anticiklonike.

Sipas njoftimit, gjatë fundjavës Kosova do të ketë mot kryesisht me diell dhe të qëndrueshëm.

“Temperaturat do të rriten në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimi”, thuhet në njoftimin e IHK-së.