Arbëri

ZRRE-ja rekomandon shtrenjtim të sërishëm të rrymës

 

Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të rekomandojë rritje të tarifave të energjisë, pas kërkesës së parashtruar nga KEDS-i dhe KESCO, ka mësuar KOHA të enjten.

Nuk është bërë e ditur sa për qind do të jetë rritja. Raporti pritet të publikohet në mars. Të enjten, ZRRE-ja ka publikuar raportin për të hyrat maksimale të lejuara, në bazë të të cilit do të caktohen tarifat e reja.