Arbëri

FSK-ja i nxjerr të gjallë edhe dy persona nga gërmadhat e tërmetit

 

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njoftoi se kanë arritur t’i nxjerrin të gjallë edhe dy persona të bllokuar nga gërmadhat e tërmetit tragjik.

FSK-ja shkroi të dielën ën Facebook se pas 160 orëve është nxjerr një 45-vjeçar dhe pas 162 orëve, një vajzë 13-vjeçare.