Arbëri

Mungesat e deputetëve zvarrisin projektligjet për arsimin

 

Në pothuajse 90 për qind të mbledhjeve të Komisionit për Arsim gjatë vitit të shkuar ka munguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati. Mungesa patën edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Mospjesëmarrjen disa nuk e arsyetuan, e disa u justifikuan me problemet shëndetësore, me angazhime në një e më shumë komisione parlamentare, si dhe me punën në terren. E mungesa e deputetëve në komisione është vlerësuar se ka ngadalësuar ndryshimet legjislative në arsim

Mungesa e deputetëve në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport është vlerësuar se ka ngadalësuar ndryshimet legjislative në arsim.

Në vetëm tri mbledhje të Komisionit për Arsimit mori pjesë gjatë vitit 2022 deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Ardian Kastrati. Për mospjesëmarrje, Kastrati nuk ka pranuar të flasë, ndonëse është kontaktuar nga KOHA.