Arbëri

Hovenier organizon ndejë për pjesëmarrësit që diskutuan për Asociacionin

Ambasadori i SHBA-se ne Kosove, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ka organizuar një pritje për pjesëmarrësit të cilët në një takim të mbajtur më 31 janar nga Ambasada e SHBA-së  kanë biseduar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kjo ndejë do të mbahet sot nga ora 18:30.

“Ambasadori Jeffrey Hovenier ju fton ju për një pritje, të enjten më 9 shkurt, 2023 nga ora 18:30 deri në ora 20:00, në nder të pjesëmarrësve të diskutimit të 31 janarit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, thuhet në ftesë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një deklarim për media pas diskutimeve në Ambasadë për çështjen e Asociacionit, kishte itheksuar se ata nuk e do të mbështesin një Asociacion të komunave me shumicë serbe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që i ngjan Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë.

“Ne nuk mbështesim asnjë aranzhim që shkel Kushtetutën e Kosovës, që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 ose nëse kërcënon sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multientik ose institucionet demokratike. Në mënyrë strikte kundërshtojmë krijimin e çfarëdo entiteti që i ngjan Republika Sërpskas në Bosnjë e Hercegovinë”, ka theksuar Hovenier.

Ai tha se kërkojnë prej Qeverisë që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, siç ka thënë ai, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë më 31 janar organizoi një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.