Arbëri

Mbërrin në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit e dërguar nga Shqipëria

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shtetërore e dërguar nga Shqipëria, ka mbërritur në Turqi në mision humanitar, pasi shteti turk dhe ai i Sirisë janë goditur nga një valë tërmetesh, prej të cilëve një me magnitudë 7.8 ballë.

“Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar”, ka shkruar Rama.