Arbëri

Palokaj për propozimin evropian: S’është ambicioz, nuk përfshin marrëveshje gjithëpërfshirëse

 

Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, e ka quajtur propozimin evropian, të njohur në publik si franko-gjerman, si një propozim jo shumë ambicioz.

Palokaj në një bisedë për “Interaktiv” në KTV ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka zbehur ambiciet, duke kaluar nga një insistim për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese mes Kosovës e Serbisë, te një marrëveshje bazë.