LDK-ja: Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun, po shkakton mosbesim e mëdyshje
LDK-ja ka thënë se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se propozimi franko-gjerman është pranuar nga ana e tij, po tregon një qasje personale e jo agjendë shtetërore.
Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, njëherit edhe anëtare e kryesisë së kësaj partie, ka thënë se Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe po shkakton mosbesim e mëdyshje.
“Transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar. Ndaj, deklarata e Kryeministrit që propozimi Franko – Gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje”, ka thënë Halimi.