Ish- deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mosmbajtje të fjalës.
Sipas tij Kurti tani e ka pranuar planin franko-gjerman.
“Po besoj që po bindeni tash, që Albini po i ndërruaka fjalët! Tash po i thotë po planit franko-gjerman. tik-tak, tik-tak po i han fjalët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kurti të hënën ka theksuar se Kosova e pranon propozimin evropian, të njohur ndryshe si franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Ai pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se konsideron se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur para.
-
Haradinaj: Albin Kurti nuk është më shpresa e Kosovës
-
Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen t’i bëjë keq Kosovës
-
Haradinaj kritikon Kurtin, disa ministra dhe deputetë largohen nga salla
-
Haradinaj: Kurti është amater politik, ka bërë shumë gabime
-
Haradinaj ia lë fajin Kurtit që Serbia dërgoi letër në Asamblenë Parlamentare të NATO-s