Arbëri

Ekspertët: Kosova e rrezikuar sa Turqia nga tërmetet, të bëhet inspektimi i objekteve

Foto: Ilustrim/Koha
 

Tërmeti i së hënës në Turqi prej 7.8 ballë Rihter shkaktoi viktima të shumta në shtetin turk dhe në Siri. U ndie edhe në shtete tjera. E profesori dhe sizmologu Shemsi Mustafa, ka thënë për KOHËN se Kosova konsiderohet si regjion i rrezikuar nga tërmetet ngaqë ka kontakt me dy pllaka të mëdha tektonike. Në njërën anë me atë të Afrikës që shtyn euro-aziatiken dhe qëndron në themel të saj.

Ai tha se zonat me rrezikun më të lartë sizmik në territorin e Kosovës janë Peja-Istogu, Ferizaj-Viti-Gjilan dhe Prizreni-Gjakova, ndërsa zonat me rrezikun më të ulët janë Drenica dhe Prishtina e Mitrovica.