Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u ka shprehur ngushëllime familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit që ka goditur sot Turqinë dhe Sirinë.
Ai ka potencuar se qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë dhimbjen me qytetarët e të dyja vendeve.
“Më trishtoi lajmi për tërmetin që ka goditur Turqinë dhe Sirinë. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës u shprehë ngushëllime të gjitha familjeve për viktimat e tërmetit të tmerrshëm që i goditi këtë mëngjes. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e të dyja vendeve në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.”, është shprehur Abdixhiku.
Mbi 670 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e tërmetit. Zëvendëspresidenti Fuat Oktay ka bërë të ditur se 1710 ndërtesa janë shembur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.