Arbëri

Opozita shpreson në reflektimin e Qeverisë lidhur me koeficientin

Foto: KOHA
 

Caktimi i vlerës së koeficientit në lartësinë prej 105 eurosh për këtë vit për pagat në sektorin publik, ka nxitur reagime të shumta. Nga pushteti u shprehën se vlera e këtij koeficienti është bërë nga përllogaritjet sipas mundësive. Ndërsa, nga opozita deklaruan se kjo vlerë është turpëruese, derisa shpresojnë se deputetët në Kuvend të kenë një qasje më serioze karshi e situatës, në të cilën ndodhet vendi. Sipas opozitës, vlera e koeficientit do të duhej të ishte më e lartë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se kjo vlerë e koeficientit ka zhgënjyer pothuajse të gjithë punëtorët e sektorit publik, duke nxitur edhe braktisjen e mëtejme të vendit.