Mot me diell dhe me reshje bore gjatë natës parashihet të mbajë të dielën në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat do të ulen në të dyja vlerat.
Ato minimale pritet të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa ato më të lartat ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.