Arbëri

Nushi: Uji i ambalazhuar s’ka shanse të dalë në treg pa i plotësuar standardet

 

Burbuqe Nushi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që të dalë në treg ujë i ambalazhuar, i cili nuk i plotëson standardet e parapara.

Nushi ka thënë të premten në “Sot” të KTV-së se IKSHPK-ja i monitoron edhe kompanitë që prodhojnë ujë të pijshëm, ndonëse jo të gjitha, dhe se uji i tyre është brenda standardeve.