Arbëri

Lista Serbe i çon letër QUINT-it pas vendimit të Qeverisë për shpronësimin në Leposaviq

 

Lista Serbe të enjten i ka dërguar një letër ambasadorëve të QUINT-it me pretendimin se pronarëve serbë të tokave po iu sekuestrohen pronat nga shpronësimi “i paligjshëm” i Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik në Komunën e Leposaviqit.

Në njoftimin e LS-së në Facebook thuhet se letra drejtuar ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë, si dhe shefave të misioneve të BE-së, UNMIK-ut, OSBE-së si dhe komandantit të KFOR-it është shkruar “në emër të popullit serb”.