Arbëri

Nagavci: Llogaridhënia e mësimdhënësve garanton që paga kthehet në përfitim të nxënësve

 

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, deklaroi se llogaridhënia e mësimdhënësve do të jetë mekanizmi për të garantuar rritjen e pagave, që u bë me koeficientin e ri.

Ajo shkroi në Facebook se Ministria synon t’i nxisë mësimdhënësit për përformancë më të mirë, derisa tha se Ligji për Paga është fitore për të gjithë, por për në arsim, vëmendja është te cilësia.