Arbëri

Krasniqi: Asociacioni të krijohet si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se forca politike që drejton, i mbetet qëndrimit që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të krijohet si pjesë e marrëveshjes së përgjithshme Kosovë-Serbi. E kjo e fundit, sipas tij, duhet të përfshijë dhe njohjen e ndërsjellë.

Krasniqi shton se një marrëveshje finale, pa njohjen e ndërsjellë, nuk ofron stabilitet për Kosovën.