Arbëri

Koeficienti vlerësohet i pamjaftueshëm, në SBASHK thonë se nuk do ta atakojnë në Kushtetuese

 

Pakënaqësi ndaj vlerës se koeficientit shprehën Sindikatat e Shërbyesve Civilë, infermierëve, policëve e zjarrfikësve. Në SBASHK thanë se, me gjithë që koeficienti nuk i përmbush pritjet e mësimdhënësve, nuk do ta dërgojnë Ligjin për Paga në Gjykatë Kushtetuese. Por atakimin e tij në instancën më të lartë gjyqësore e paralajmëruan në Këshillin Prokurorial

E pamjaftueshme për përmbushjen e pritjeve të mësimdhënësve është vlerësuar vlera e koeficientit prej 105 eurosh për pagat e sektorit publik.

Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit shprehën pakënaqësi porse bënë të ditur që nuk do ta dërgojnë atë në Gjykatën Kushtetuese.