Arbëri

Mot i vranët dhe me të reshura

Mot me shi, cadra

Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Nuk përjashtohen rigat dhe fjollat e borës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të sillen ndërmjet 2 dhe 5 gradë celsius.

“Gjatë kësaj jave nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore”, thuhet në njoftimin e IHK-së.