Arbëri

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar rreth 19 mijë qytetarë udhëtuan me tren

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se në tremuajshin e fundit të vitit të kaluar, rreth 19 mijë pasagjerë kanë udhëtuar me tren brenda territorit të Kosovës.

Shifra është për 17 për qind më e madhe sesa në tremujorin e fundit të vitit 2021.

Ndërsa po ashtu ka pasur rritje edhe të numrit të fluturimeve në tremujorin e fundit të vitit 2022, sipas Agjencisë së Statistikave.

Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet udhëtimi ka qenë rreth 677 mijë, pra 21.7 për qind më tepër sesa në tremujorin e fundit të vitit 2021.